Kastrioti-Skënderbeu 3-2
Golat:Kapllani 34 e 37,Hoxha 51/Salim 27,Meçja 66(aut)
Kastrioti:Jaupllari,Kacbufi,Gjinollari,Hoxha,Kapllani,Moses,Kasmollari,Meçja,Hasa,Hodo,Tomas Trajner:Ramadan Ndreu
Skënderbeu:Alia,Ramos,Gjata,Nasr,Randi,Estrela,Vangjeli,Janaqi,Salim,Shaqe,Gjini Trajner:Ernest Gjoka
Gjyqtarë:Erjon Bylykbashi,Enea Gjoni,Denis Memelli(Elbasan),Xhulian Bacaj(Laç) Delegat:Eduard Gjini(Tiranë) Vëzhgues:Dritan Salaj(Shkodër)
Skënderbeu ka pësuar humbjen e parë të sezonit në Kategorinë e Parë,duke u mundur 3-2 nga Kastrioti në transfertë,në ndeshjen e javës së nëntë,Takim që u karakterizua nga tension i lartë dhe episode të diskutueshme.
Në minutën e 23-të,arbitri akordoi një penallti për Skënderbeun pas një faulli ndaj Nasr,vendim që shkaktoi protesta nga lojtarët vendas.
Goditja e futbollistit Gjata u prit nga portieri,por në vazhdim të aksionit Salim shënoi për Skënderbeun,mes pretendimeve për faull ndaj portierit.
Lojtarët e Kastriotit u larguan për disa minuta nga fusha në shenjë proteste, për t’u rikthyer më pas dhe për të reaguar me dy gola që përmbysën rezultatin.
Fillimisht në minutën 34-të e më pas në minutën e 37-të sulmuesi Deivid Kapllani përmbysi shifrat nga 0-1 për Skënderbeun në 2-1 për Kastriotin,dhe pjesa e parë u mbyll 2-1 për vendasit.
Ndërsa në të dytën krutanët shënuan edhe golin e tretë me anë të një penalltie të kthyer në gol nga sulmuesi tjetër Hoxha në minutën e 51-të.
Skënderbeu mbeti me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me të kuq të mbrojtësit Shaqe për një sherr në mesfushë.
Edhe pse me një lojtarë më pak në fushë, Skënderbeu realizoi golin e dytë, ku pas një aksioni nga e djathta është sulmuesi Meçja i Kastriotit që e devijon në mënyrë të gabuar duke shkaktuar autogol në minutën e 66-të,por që nuk arriti të shmangte humbjen.
Pas këtij rezultati Skënderbeu ruan kreun me 22 pikë, ndërsa Kastrioti renditet në vendet e fundit me 7 pikë.
Fatos LAMAJ



