Thursday, October 30, 2025

KF Shkodra me sponsor zyrtar. Flaer-Spar me pronar Florenc Markun mbështetësi financiar i klubit shkodran

Lexo

- Reklamë -spot_img

Që prej ditës së sotme, Klubi i Futbollit Shkodra është zyrtarisht me sponsor zyrtar. Kompanitë Flaer-Spar me pronar Florenc Marku, kanë firmosuar me drejtuesit e klubit shkodran për mbështetjen financiare gjithëplanëshe.

Ka qënë vetë pronari i kësaj kompanie, Florenc Marku, një dashamirës dhe pasionant i kahershëm i sportit dhe posaçërisht i futbollit, që menjëherë pas nënshkrimit të kontratës përkatëse ka pozuar me trajnerin Rudi Piraniqi, njëherazi edhe pjesë e bordit drejtues të KF Shkodra.

Ardhja e sponsorit të ri e gjen KF Shkodrën në një moment të mirë, kur ekipet e këtij klubi janë më të spikaturat e Kampionateve Kombëtare të moshave për Superligën dhe kategoritë e tjera. Ndërkohë, me sponsorin e ri, rezultatet e këtij klubi pritet të shënojnë një rritje edhe më të ndjeshme.

Që prej ndeshjeve të kësaj fundjave, të gjitha ekipet e KF Shkodra do të luajnë në kampionatet e grupmoshave të ndryshme me uniformat e reja duke pasur të stamposur në gjoks logon e sponsorit të ri  Flaer-Spar me pronar Florenc Markun.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img