Wednesday, November 19, 2025

Tension në Vlorë. Elbasani mund Flamurtarin 0-1. Vlonjatët të pakënaqur për arbitrimin. Përleshje mes dy tifozërive pas ndeshjes

Lexo

- Reklamë -spot_img

Flamurtari-Elbasani  0-1(Shënues: Lajthia 62’)

Sfida e javës së dhjetë të Superiores, Flamurtari-Elbasani e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës u karakterizua nga një luftë e fortë sportive. I gjithë takimi përfundoi me rezultatin minimal 0 me 1 në favor të Elbasanit me gol të shënuar nga Lajthia në minutën e 62-të.

Pas fitores me Vllazninë, Flamurtari vendas kishte optimizëm për të vijuar ezultatet pozitive , dhe në fakt bëri jo pak volum loje, ku ndër të tjera pretendoi për dy penallti të pa dhënë nga arbitri. Njëra prej tyre u akordua nga arbitri, por më pas, u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it.

Me këtë fitore, Elbasani është përkohësisht në krye të klasifikimit me 20 pikë duke pritur sfidën e së martës Egnatia-Vllaznia.

Ndërkohë, humbje në shtëpi, e mban Flamurtarin në fund të tabelës me vetëm 5 pikë të grumbulluara.

Krahas tensionit në fushën e lojës, post Flamurtari-Elbasani është shoqëruar me përleshje, mes tifozerive të dy ekipeve, gjë për të cilën ka kanë ndërhyrë forcat e rendit për normalizimin e situatës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img