Wednesday, November 19, 2025

(Video) Prag Egnatia-Vllaznia. Drejtori sportiv i kuqebluve: Respektojmë Egnatian si kampione në fuqi, por udhëtojmë vetëm për fitore në Rrogozhinë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Një ditë para ndeshjes Egnatias Egnatia-Vllaznia, e cila konsiderohet si kryesfida e javës së dhjetë të Superiores, drejtori sportiv i kuqebluve, Viorensin Sinani, duke folur para gazetarëve shkodranë vlerësoi si shumë të rëndësishme sfidën e së martës, pasi përballë ekipin kampion në fuqi, i cili ka edhe avantazhin e të luajturit në shtëpi.

Megjithatë, Sinani u shpreh optimist për një rezultat pozitiv duke këmbëngulur vetem për fitore.

Krahas të tjerave, drejtori sportiv Sinani, pranoi mungesat që vazhdojnë ta shoqërojnë skuadrën kuqeblu edhe në përballjen me Egnatian.

Ai sqaroi edhe çështjen e përfolur Bismark, duke theksuar se sulmuesi vazhdon të mungojë edhe për rreth dy javë për arsye dëmtimi. Një mungesë tjetër ndaj Egnatias është edhe Dros, ndërkohë që pjesa tjetër, përfshirë edhe Qaton, janë të gatshëm për teknikun Martini.

(Video) Prononcimin e plotë të dejtorit sportive të KF Vllaznia, Viorensin Sinani, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img