Wednesday, November 19, 2025

Kategoria e Parë / Përzgjidhet formacioni & trajneri më i mirë i javës së 10-të të kampionatit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e 10-të e Kategorisë së Parë u mbyll mbrëmjen e djeshme me ndeshjen Skënderbeu – Korabi, që u fitua nga korçarët vetëm në fund me rezultatin 3-2.

Trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të kësaj jave, sipas skemës 1-4-3-1-2.

Në portë është gardiani i Pogradecit, Marin Stanic.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Ergi Zenullari (Skënderbeu), Alessandro Kacbufi (Kastrioti), Franci Lala (AF Luftëtari), Patrik Fetaj (Burreli).

Në mesfushë janë Orgi Cena (Laçi), Paolo Kasmollari (Pogradeci), Xhafer Hodo (Kastrioti).

Joel Aiyetoya Osikel i Ilirisë mbështet në sulm Rodrigo Migonen e Besës dhe Taulant Markun e Korabit.

Trajneri më i mirë i javës është shpallur tekniku i Besës së Kavajës, Shpëtim Duro.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img