Wednesday, November 19, 2025

Superiore-Mbyllet java e dhjetë. Vllaznia dhe Elbasani bashkëkryesojnë me 20 pikë. Egnatia dhe Dinamo, në vend të tretë dhe të katërt me 19 dhe 18 pikë. Mbyllin renditjen Tirana dhe Flamurtari m e 6 dhe 5 pikë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e 10 e “Abissnet Superiore” u mbyll me dy sfidat e fundit, Egnatia – Vllaznia dhe Vora – Partizani.

Në “Egnatia Arena”, supersfida e javës Egnatia – Vllaznia përfundoi në barazim 2-2. Edhe ndeshja tjetër, Vora – Partizani, në “Arenën e Demave”, nuk pati fitues, pasi u mbyll 0-0.

Me të njëjtin rezultat 0-0 u mbyll edhe sfida Dinamo City – Teuta.

AF Elbasani mposhti në transfertë Flamurtarin me rezultatin minimal 1-0. Goli i Xhonatan Lajthisë vendosi fatin e këtij takimi.

Bylis mori fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi mposhti Tiranën 2-0 në “Selman Stërmasi”.

Pas përfundimit të javës së 10-të, Vllaznia vazhdon në krye me 20 pikë, po aq sa Elbasani i vendit të dytë. Egnatia dhe Dinamo, në vend të tretë dhe të katërt me 19 dhe 18 pikë. Mbyllin renditjen Tirana dhe Flamurtari m e 6 dhe 5 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img