Teuta-Vora 1-0(Shënues: Kotobelli 68’)
Teuta-Vora, ndeshje e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Niko Dovana” për llogari të javës së 12-të të Abissnet Superiore ka qënë një duel shumë i luftuar nga të dyja skuadrat që kishin objektiv fitoren.
Tre pikëshi shkoi në favor të durrsakëve, të cilët fituan me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga kapiteni Blerim Kotobelli në minutën e 68-të.
Referuar ecurisë së takimit, durrsakët shënojnë me Arifin në pjesën e parë, por goli anulohet duke lënë në fuqi rezultatin e barabartë 0 me 0.
45 minutëshi i dytë i takimit, shoqërohet sjell golin e avantazhit për durrsakët me autor veteranin Kotobelli, por minutat janë dramatike.
Vora e drejtuar nga tekniku Arjan Bellaj, e cila reagoi së tepërmi pas golit të pësuar, shënon me Felipen golin e barazimit me Luis Felipe. E ndërsa vorakët i gëzohen mundësisë së marrjes së një pike, edhe pse gjyqtari e akordoi fillimisht golin, është sistemi VAR që pas verifikimit të pamjeve, bën që arbitri ta anuloi atë duke sjellë pakënaësi në radhët e vorakëve. Me këtë tre pikësh, Teuta e tekniku Enkelejd Dobi, ngjitet në kuotën e 18 pikëve, ndërsa Vora mbetet 14 pikë në klasifikim.



