Abissnet Superiore, luan sot dy duelet e fundit të javës së 12-të. Stadiumi “Arena e Demave” në kryeqytet dhe “Flamurtari” në Vlorë presin dy ndeshje interesante që ia vlen për t’u ndjekur.
Në Tiranë, Partizani, që edhe pse një emër i mad hi futbollit shqiptar, për momentin “noton”: në ujra të turbullta të fundrenditjes pret Vllazninë e Shkodrës, skuadrën më në formë të kampionatit shqiptar, e cila pas javës së 11-të bashkëkryesonte Superioren me pikë të barabarta me Elbasanin.
Por pika e marrë mbrëmë nga Elbasani në përballjen me Dinamon në “Aier Albania” për momentin i pozicionon verdheblutë e Elbasanit në vendin e parë me një pikë më shumë sesa Vllaznia.
Për të ruajtur kreun e klasifikimit, Vllaznisë i nevojitet edhe barazimi, por kuqeblutë kanë udhëtuar në kryeqytet për tre pikë të plota, që nëse i marrin, i shkëputen Elbasanit me dy pikë plus.
Me shumë interes pritet edhe dueli i Vlorës, aty ku përballen dy skuadre mbijetese të cilat mbyllin tabelën e klasifikimit. Flamurtari vendas, i parafundit me 8 pikë dhe Tirana e fundit me 6 pikë do të luftojnë për të marrë pikët e duhura me synim dhe objektiv, largimin nga “zona e ftohtë” e renditjes, pasi për momentin, nëse kampionati mbyllej sot, që të dyja janë të rënë nga Superiorja.
Javës së 12-të të Superiores i kanë paraprirë tre takimet e ditës së djeshme, të cilat dhanë këto rezultate: Egnatia- Bylis 5-1, Vora- Teuta 0-1, Dinamo- Elbasani 1-1.
Kalendari i ndeshjeve të javës së 12-të, Abissnet Superiore
Dje, 22 nëntor 2025
Egnatia- Bylis ora 5-1
Vora- Teuta ora 0-1
Dinamo- Elbasani ora 1-0
Sot, 23 nëntor 2025
Partizani- Vllaznia ora 16:30
Flamurtari- Tirana ora 16:30



