Teuta – Elbasani, Partizani – Bylis, Dinamo – Tirana, janë tre duelet e para të javës së 14-të Kampionati Kombëtar të futbollit për Kategorinë Superiore, të cilat luhen sot. Dy përballjet e para, përkatësisht në stadiumin “Niko Dovana” dhe “Arena e Demave” nisin në orën 16:30, ndërkohë që e treta, derbi Dinamo-Tirana, luhet në stadiumin kombëtar “Air Albania” duke nisur nga ora 19:30.
Java e 14-të e Superiores vijon nesë me dy takimet e tjera, Vora-Vllaznia, sfidë e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe Egnatia-Flamurtari në “Arena Egnatia”, që të dyja me nisje prej orës 16:30.
Kalendari i Javës së 14-të të Abissnet Superiore
Sot, 3 dhjetor
Teuta – Elbasani, ora 16:30
Partizani – Bylis, ora 16:30
Dinamo – Tirana, ora 19:30
Nesër, 4 dhjetor
Vora – Vllaznia, ora 16:30
Egnatia – Flamurtari, ora 16:30



