Wednesday, December 3, 2025

Kategoria e Parë-Sot ndeshjet e javës së 14-të. Të gjitha duelet nisin në orën 13:30

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit, luan sot të gjitha ndeshjet e javës së 14-të duke pasur të njëjtin orar të nisjes, atë 13:30.

KF Laçi – Pogradeci është dueli më i fortë i javës, i cili do të zhvillohet në stadiumin e Laçit, një përballje e drejtpërdrejtë për vendin e dytë në renditje.

Skënderbeu do të luajë në transfertë ndaj Ilirisë, ndërsa në Lushnjë vendasit do të përballen me Kukësin.

Në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, Apolonia do të presë Besën e Kavajës, ndërsa në stadiumin “Liri Ballabani” do të zhvillohet ndeshja Burreli – AF Luftëtari.

Korabi do të përballet në shtëpi me Kastriotin.

Kalendari i ndeshjeve të javës së 14-të Kategoria e Parë

KF Laçi – Pogradeci     13:30

Iliria – Skënderbeu      13:30

Lushnja – Kukësi           13:30

Burreli – AF Luftëtari 13:30

Apolonia – Besa            13:30

Korabi – Kastrioti          13:30

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img