Partizani-Bylis 1-0(Shënues: me Diego Contreras 72’)
Partizanin duket se ka lënë pas problemet e shfaqura, ku për disa javë “notonte” në vendet e fundit të renditjes. Por, me sa duket ardhja besimi që drejtuesit e klubit i dhanë trajnerit Oltijon Kërnaja dhe kolegut të tij Realf Zhivanaj, po jep rezultatet e duhura pozitive.
I tillë ishte edhe rezultati i sotëm, kur Partizani ka arritur të triumfojë me rezultatin 1-0 përballë Bylisit në javën e 14-të të “Abissnet Superiore”.
Ndeshja e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Arena e Demave”, paraqiti një pjese të parë disi të vakët, por me të kuqtë që kërkonin golin e avantazhiit.
Pas barazimit 0 me 0 në pjesën e parë, Partizani arrin të gjejë golin e avantazhit në minutën e 72-të me Diego Contreras, që godet saktë brenda zonës. Përpjekjet e ballshiotëve nuk munguan, por pa forcën e duhur për të ndryshuar fatin e ndeshjes.
Përfundimisht, 1-0 për Partizanin, i cili arrin të marrë një tre pikë shumë të rëndësishme duke bërë që të kuqtë të ngjiten në kuotën e 17 pikëve, dhe momentalisht pozicionohen në vendin e 6-të.
Ndërkohë, ballshiotët e drejtuar nga Mirel Josa mbesint në kuotën e 13 pikëve, nduke u renditur në vendin e 8-të të klasifiimit.



