Wednesday, December 3, 2025

Post Vllaznia-Teuta dhe prag Vora-Vllaznia, Basketboll, Kategoria e Dytë dhe Tretë, Turneu “Autochthonous” 2025, etj-Sonte, në Studio Sport-Sonte, në RTSH Shkodra

Lexo

- Reklamë -spot_img

Humbja e Vllaznisë në shtëpi me Teutën 0-1 për javën e 13-të të Superiores, si dhe pragndeshja Vora-Vllaznia për javën e 14-të, do të jetë në vemendjen kryesore të emisionit Studio Sport që transmetohet çdo të mërkurë, ora 20:30 në RTSH Shkodra.

Dy trajnerët e njohur të futbollit, Elvis Plori dhe Arbër Shytani, të pranishëm në studio, do të analizojnë oshilacionet e ndeshjeve të fundit të kuqebluve dhe mundësinë e ringritjes së tyre në rezultatet pozitive si dhe pozitën kryesuese të kampionatit.

Ndërkohë, trajneri i basketbollit Roni Gjeçaj, do të analizojë sfidën Shqipëri-Kosovë, e para zyrtare e këtij lloji mes këtyre dy skuadrave në basketboll meshkuj, si dhe pragndeshjen shumë të rëndësishme të mbrëmjes së dielë, Vllaznia-Besëlidhja.

Dyshja e trajnerëve të futbollit Plori-Shytani do të komentojë edhe emocionet e Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Kategorinë e Dytë me rivalitetin Besëlidhja-Shiroka, si dhe Kategorinë e Tretë, si dhe pjesëmarrja e Vllaznisë U19 në “Super Viareggio Cup” ndaj Genoa-s.

Pjesë e emisionit, do të jetë edhe Turneu “Autochthonous” 2025, Edicioni i 8, sporti i Notit dhe Karatesë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img