Wednesday, December 3, 2025

Kategoria e Parë-Java e 14-të. Barazim në Laçi-Pogradeci, fitojnë Apolonia, Burreli, Korabi. Iliria-Skënderbeu nuk u luajt

Lexo

- Reklamë -spot_img

 

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 14-të të Kategorisë së Parë. Kryendeshja e javës, përballja Laçi-Pogradeci, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport është mbyllur pa fitues, në barazim të bardhë 0-0. Ndonëse kanë kërkuar me ngulm golin, si kurbinasit edhe liqenorët nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës dhe detyrohen të ndajnë nga një pikë.

Në sfidën tjetër që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH 2, Apolonia ka mposhtur me rezultatin 2-0 Besën. Fierakët konfirmojnë momentin e mirë që po kalojnë, marrin fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe ngjiten në kuotën e 22 pikëve në klasifikim.

Korabi ka mposhtur Kastriotin 3-2 në Peshkopi, ndërsa Burreli fiton minimalisht 1-0 në shtëpi përballë Luftëtarit. Mbyllet në barazim pa gola 0-0 ndeshja Lushnja-Kukësi.

Kujtojmë që sfida Iliria-Skënderbeu, e planifikuar për tu luajtur sot në Fushë Krujë, u shty për shkak të shqetësimeve të raportuara lidhur me kushtet e sigurisë.

Pas javës së 14-të, Skënderbeu (ndonëse me një ndeshje më pak) kryeson i vetëm renditjen me 34 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img