Trajnerët e ekipeve të moshave, Roni Gjecaj dhe Antonio Shabani, njëkohësisht edhe zv. trajnerë të ekipit të të rriturve, kanë përfunduar me sukses trajnimin
“Zhvillimi i lojtarëve të rinj dhe integrimi i tyre në ekipet e të rriturve”, të zhvilluar nga Federata Shqiptare e Basketbollit, me lektor të FIBA-s, Rui Alves, në kuadër të kualifikimit dhe licencimit të trajnerëve.



