Friday, January 16, 2026

Erjon Mani, e mbyll me Basanian: “Pas dy vitesh si futbollist dhe një vit e gjysmë si ndihmës trajner dhe trajner, vendosa t’i hap rrugë sfidave të reja”, shprehet Mani

Lexo

- Reklamë -spot_img

Trajneri i ekipit Basania FC Erjon Mani, i cili më herët ka luajtur edhe si futbollist me këtë skuadër, ka vendour të mbyllë bashkëpunimin me klubin bushatas, me të cilin ishte i lidhur, jo vetëm si trajner, por më herët edhe si futbollist.

Një gjë të tillë, trajneri Erjon Mani e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social FB.

“Sot mbyllet një kapitull shumë i rëndësishëm! Pas dy vitesh si futbollist dhe një vit e gjysmë si ndihmës trajner dhe trajner, vendosa t’i hap rrugë sfidave të reja.

Këto vite kanë qenë plot punë, sakrifica, emocione dhe fitore, por mbi të gjitha kanë qenë vite rritjeje njerëzore dhe profesionale.

Kam pasur fatin të ndaj fushën dhe dhomën e zhveshjes me djem të mrekullueshëm, të cilët më kanë respektuar, sfiduar dhe motivuar çdo ditë. Çdo stërvitje, çdo ndeshje, çdo gëzim dhe çdo zhgënjim më kanë bërë më të fortë dhe më të pjekur.

Një falënderim i veçantë për Presidentin Ermir Shimaj, i cili ka besuar tek unë në çdo hap, në kohë të mira dhe të vështira.

Mbështetja, besimi dhe korrektësia e tij kanë qenë shtylla kryesore që më kanë dhënë forcë për të vazhduar dhe për t’i dalë përballë çdo sfide.

Jam thellësisht mirënjohës edhe për komunitetin, tifozët dhe njerëzit e zonës që kanë qenë gjithmonë pranë ekipit.

Do ta mbaj gjithmonë në zemër këtë ekip, këtë fanellë dhe gjithë kujtimet që kemi ndarë bashkë. Largohem me respekt të madh dhe me bindjen se ekipi do të vazhdojë të rritet. Ju uroj suksese !!!

Faleminderit nga zemra për gjithçka!”, shkruan Erjon Mani.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img