Friday, January 16, 2026

Serie A-Java e 16-të/Interi kalon me vështirësi Leçen, por mjafton Pio Esposito për ta çuar në +6 nga Milan e Napoli

Lexo

- Reklamë -spot_img

Skuadra e Chivu vuan jo pak në “San Siro”. Ndeshja zhbllokohet në minutën e 78-të dhe zikaltrit marrin tri pikët e shkëputjes ndaj Napolit dhe Milanit.

Interi fiton 1-0 kundër Leçe në ndeshjen e prapambetur nga java e 16-të e Serie A. Zikaltrit përfitojnë nga ndalesa e Napolit dhe ngjiten në kuotën e 46 pikëve, duke shkuar +6 nga rivalët.

Ndeshja fillon me dyshen Thuram-Bonny në sulm, por Interi gjen përballë një Falcone në formë të mirë. Maresca akordon penallti për Interin në pjesë e parë, por VAR e thërret dhe arbitri ndryshon vendimin.

Falcone i mohon golin Barelës, kurse Sommer bën një pritje vendimtare ndaj Siebert. Shifrat zhbllokohen në minutën e 78-të nga Pio Esposito, i futur në fushë si zëvendësues. Interi i gëzohet kështu fitores 1-0, që mjafton për shkëputjen.

Munguan në këtë sfidë dy futbollistët shqiptarë të Leçe, Medon Berisha për shkak dëmtimi dhe Ylber Ramadani për shkak kartonësh.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img