Ballina Futboll Humbi në shtëpi me Teutën, 0 me 1, tekniku i Dinamos Ilir...

Humbi në shtëpi me Teutën, 0 me 1, tekniku i Dinamos Ilir Daja, e thotë hapur: Me këto rezultate që po prodhojmë, pa dashur të justifikoj veten, katërshja është goxha e vështirë të arrihet!

Prononcimi i trajnerit të Dinamos, Ilir Daja, pas ndeshjes, Dinamo-Teuta, 0-1

“Kalimi i Ditës në mesfushë ishte përgatitur gjatë javës, e filluam me 3-5-2, për të mos u deklaruar, loja po shkonte mirë, Teuta sulmonte me dy sulmues, e vazhduam një pjesë të lojës me 3 lojtarë poshtë. Ishim mirë, deri në aksionin e parë që erdhi Teuta në zona e penalltisë, shënoi gol. Ta humbësh ndeshjen me një episod, ku mbrojtësit tonë ishin më të shumtë, të vjen keq.

Kërkuam të reagonim, ndërruam edhe krahët, me qenë se Ismaili nuk ishte në ditë të mirë dhe Neziri ra në gjysmën e dytë të pjesës së dytë, duke futur dy sulmues si Mustafa dhe Farrukun, që janë të mirë në ajër. U përballëm me një mbrojtje me bllok të ulët. Lojë efektive nuk kishte. Në 2026 është në dëm të futbollit shqiptar që të bëhet ajo lojë efektive. Një pjesë të lojtarëve i kemi jashtë formës. Na doli edhe Qejfalia i dëmtuar, që organizon mirë mesfushën tonë. Kemi krizë rezultatesh, nuk do të thoja që kemi krizë loje.

Në performancë, Dinamo ka qenë ekipi me më shumë raste në gjithë kampionate. Na mungojnë lojtarët që shkojnë te goli, kemi dhe Bregun në një formë jo të mirë, ai është golashënuesi i ekipit. Çdo 2-3 minuta, loja ndërpritej. Në 2026 me këtë lojë efektive, nuk e di.

Ne kishim lojtarë me një motorikë më ndryshe se mbrojtja e Teutës, duhet të prishnim ekuilibrat e kundërshtarëve. Ne ishim 3-4-1-2, duhet të bënim situatën 1 kundër 1 dhe lojën e murit, nuk kishim shtatlartësi në sulm. Guindo është i dëmtuar, Mustafa nuk e ka gjendjen të startojë nga fillimi, për shkaqe shëndetësore. Mbrojtja me 3 ishte si alternativë, në qoftë se do të na duhej gjatë ndeshjes. Duhet të digjnim linjat me Malomon, Nanin dhe Bregun, që të kishim mundësi t’i afroheshim portës kundërshtarë, qoftë edhe me goditje nga distanca. Kemi një gjendje jo të mirë psikologjike. Nga një situatë e kundërshtarit pësojmë gol. Duhet të ndryshojmë, të gjejmë zgjidhjen më të mirë për të ndryshuar. Kemi anë psikologjike goxha të rëndë. 2026 po vazhdon jo me pritshmërinë që kemi pasur.

Kemi luajtur me Brunon si qendërmbrojtës vetëm 20 minuta. Ne po e qarkullonim topin në 30 metrat e fundit të kundërshtarit, por te zona e golit nuk shkonte asnjë nga sulmueset tanë. Edhe Mustafa nuk është përshtatur akoma me lojën tonë. Edhe krosimet që vijnë, nuk kanë qenë të favorshme dhe nuk ishin efikases. Me futjen e Mustafait dhe Farrukut, e shtuam pak, por kjo nuk mjaftoi për të përmbysur kundërshtarin.

Edhe Bregu edhe Berisha gjatë gjithë javës janë përdorur si dy qëndërsulmuesët tanë, lartë. Nuk ishin aty spontanisht. Kur të shkonim në metrat e fundit, të ishin ata që të shkonin përpara, për të tërhequr mbrojtjen dhe t’i kapnim në linjën e dytë, me Nanin, Malomon dhe Qefalinë. Nuk ishte problemi te ata. Bregu ka goxha kohë që ka luajtur sulmues i majtë, por veprimet mund të ishin më të mira, për të shkuar te zona e golit.

Me këto rezultate që po prodhojmë, pa dashur të justifikoj veten, katërshja është goxha e vështirë të arrihet. Diferenca e pikëve na lejon të mendojmë, do të bëjmë maksimumin deri në fund. Nëse nuk ke të gatshëm asnjë nga qendërsulmueset do të luash me adoptime. Siç është rasti i Berishës. Duhet të gjejmë një zgjidhje, më afër në fazën e sulmit janë këta të dy”, deklaroi Ilir Daja.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu