Raundi i dytë i kualifikueseve të Euro U-19 për vajza, Shqipëria luan të mërkurën ndeshjen e tretë ndaj Lihtenshtejnit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja e vajzave U-19 do të luajë të mërkurën ndaj Lihtenshtejnit në “Shtëpinë e Futbollit”, në ora 14:00, ndeshjen e tretë dhe të fundit të raundit të dytë të kualifikueseve të Europianit 2026.

Pas dy ndeshjeve të para në grup, ku vajzat barazuan 2-2 ndaj Malit të Zi dhe u mposhtën minimalisht 1-0 nga Turqia, skuadra është përgatitur normalisht për përballjen e fundit të këtij raundi.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ekipi i drejtuar nga trajnerja Daniela Kodra është në gjendje të mirë dhe gati për sfidën e radhës.

Ndeshja Lihtenshtejn – Shqipëri do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV. Për të gjithë tifozët, hyrja në stadium do të jetë falas

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Nga Fatos LAMAJ – Vllaznia B e nis me fitore sezonin e ri në Kategorinë e Dytë....

Vllaznia B-Tërbuni 1-0(Shënues:Tourai 36') Vllaznia B:Bunjaj,Pepnikaj,Papaj,Allele,Kubazi(Hajdari 65’),Spahija,Zaganjori(Hagrepi 90’),Turai,Zekaj,Aina,Halili(Hotaj 57’) Trajner:Brikeno Bizi Tërbuni:Marku,Dragoj,Zere,Andoni,Hyzellari(Dismei 63’),Petritaj(Kalemi 58’),Hidri(Lleshi 72’),Longcat,Feza(Torollari 72’),Sundai,Xhani Trajner:Xhynejt Çutra Gjyqtarë:Besnard Kaimi,Enes Ahmeti,Ilir Cani,Kejsi...
- Advertisement -spot_img