“Jam vërtetë i mërzitur të them të drejtën, interpretuam një pjesë të parë jashtëzakonisht të mirë. Në të dytën gabuam 10 minuta, Tirana mori shumë përsipër. Ne bëmë lëvizjet tona, kishim raste për të çuar në 2-0, nuk konkretizuam. Pastaj Tirana mori përsipër, shënoi një gol dhe pastaj një gol nga një distance e largët, që është meritë personale, jo aksion. Gol shumë të bukur. Por duhet të punojmë të ecim përpara. Kjo është gjitha.
Zëvendësimi i Qakës ishte se kishte bërë dy faulle pas të verdhit. Menduam t’i ndryshonim pozicionin Sidibes, futëm Fadairo, që nuk eci mirë të themi të drejtën. Pastaj e provuam përsëri me Shabanin. Atje filloi ekipi të bënte manovrën, siç erdhi rasti i Fadairo, si rasti i Diegos. Por më vjen keq sidomos për tifozët sot se nuk duhej të kishim këtë rezultat.
Ne sulmuam ashtu, duke ditur që të marrim thellësinë me dy numra 10, Hjumën e Sidibe. Kërkuam të zbritnim lojtarë nga krahët, kërkonim që të gjenim hapësira për tranzicionin. Ndodhi dy herë. Pastaj goli duhet tjetër cilësi, duhen ndoshta lojtarë me cilësi tjeter aty para. Kjo ishte një pjesë e dytë jo aq e mirë sa duhet të ishim, të themi të drejtën.
Ne kërkuam gjithmonë të luanim sa më shumë në hapësirë, në anësorë, duke ditur që në linjat qendrore Tirana ka më shumë elementë dhe luan shumë në tranzicion pozitiv me lojtarë të tjerë. Ne kërkuam gjithmonë të ishim në anësorë, ju kisha kërkuar të mos nisnin top drejt qendrës dhe një gabim, një pasim drejt qendrës, u humb topi nga Dumbia dhe pastaj u detyrua të bënte një faull. Faulli pastaj kuptohet si shkoi, 30 e ca metra. Kjo është cilësia e lojtarit, merita e lojtarit.
Tirana ka cilësi, por nuk ka përgatitje, se ka lojtarë të ardhur në janar. Kërkoja të ndërrnim lojëin, kërkova të luhej topi më shpejt. Në pjesën e parë e bëmë, në të dytën nuk e bëmë, ndoshta presioni i derbit, tifozët më mbrapa. Ndoshta ndonjë element që u detyruam ta zëvendësojmë shpejt si Qaka. Ra rendimenti për faj të kartonit, sepse kishte bërë dy faulla. Ishte djegur për të marrë kartonin e dytë dhe e kushtëzonte të ndërhynte, sepse ne në mesfushë luanim një kundër një dhe në lojë një kundër një në mesfushë sigurisht që do kishte probleme për një faull tjetër dhe po ruhej. Në këtë moment u mendua të bënim disa lëvizje, po që nuk u konkretizuan siç duheshin.
Goli i parë? Ishte një humbje e topit të dytë dhe dolën në tranzicion. Ata krijuan një sulm e gjetën lojtarin e tyre në qendër të zonës pa kundërshtar dhe ndërmori një rrëshqitje të gabuar të mbrojtjes në vendosje.
Pas golit menduam që të qarkullojmë topin. Mos të harrojmë se kishim edhe një raste penalltie, goditja me kokë e Shabanit që u prek me dorë, që pastaj nuk u kontrollua. E kam thënë edhe herën e parë me të njëjtin arbitër në VAR, i njëjti si me Vllazninë. Dua të merrem me anën teknike, shpresojmë të ndryshojmë në ndeshjet e ardhshme këto tre javë.
Shanset e Europës? Sigurisht janë komplikuar duke ditur tashmë se ndoshta nuk është as në dorën tonë. Duhet të shpresojmë pak te të tjerët. Sigurisht përgjegjësitë janë të trajnerit. E ardhmja, kuptohet, janë trajnerët ata që rrezikojnë. Por ne do shohim, bëjmë punën tonë edhe këto tre ndeshje. Pastaj të shohim si do reagojmë pastaj”, tha Kërnaja për RTSH pas ndeshjes.


