Abissnet Superiore-Java e 33-të vijon sot(e shtunë) me dy sfidat e radhës: Bylis – Teuta(16:00), Egnatia – FK Vora(19:00)

Lexo

- Reklamë -spot_img

E nisur dje me derbin Tirana – Partizani, takim i mbyllur me fitoren e bardhebluve me rezultatin 2 me 1, java e 33-të e Abissnet Superiore vijon sot me dy sfida të tjera po aq emocionuese.

Teuta do të udhëtojë drejt Ballshit për t’u përballur me Bylisin në ora 16:00, ndërsa Egnatia do të presë Vorën në shtëpi, në një duel që nis në orën 19:00 dhe ku pritet të jetë mjaft i luftuar dhe me rëndësi për ecurinë e të dyja ekipeve.

E hëna ka në program superduelin mes Elbasanit dhe Vllaznisë, përballje do të luhet në “Elbasan Arena” në ora 19:00. Dy skuadra që kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen në “Final 4”, por që vijojnë betejën për të grumbulluar sa më shumë pikë në funksion të fazës finale.

Me shumë interes pritet edhe sfida që do të luhet po të hënën në të njëjtën orë me duelin e Elbasanit, ku në stadiumin e Vlorës, Flamurtari do të presë Dinamo City-n në një tjetër duel delikat, ku çdo pikë mund të rezultojë vendimtare për objektivat e skuadrave në këtë fund sezoni.

Kalendari i Javës së 33-të të Abissnet Superiore 

Dje

Tirana – Partizani, 2-1

Sot

Bylis – Teuta, 26 prill 2026, ora 16:00, stadiumi “Adush Muçaj”

Egnatia – FK Vora, 26 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Arena Egnatia”

Nesër

AF Elbasani – Vllaznia, 27 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Elbasan Arena”

Flamurtari – Dinamo City, 27 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Flamurtari”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img