Abissnet Superiore-Sot, ndeshjet e javës së 34-t. Të gjitha duelet luhen në të njëjtën orar, 16:00

Lexo

- Reklamë -spot_img

Abissnet Superiore luan sot ndeshjet e javës së  së 34-t të kampionatit. Një javë mjaft interesante, ku çdo skuadër synon maksimumin në objektivat e saj, nga mbijetesa te gara për “Final 4”.

Vora pret Elbasanin në këtë javë të 34-t, në një përballje që pritet e fortë dhe e luftuar. Vorakët kërkojnë pikë të rëndësishme për mbijetesën, ndërsa verdheblutë synojnë të marrin maksimumin e pikëve në kuadër të fazës “Final 4”.

Ndërkohë, Vllaznia do të presë Bylis në stadiumin “Loro Boriçi”, në një tjetër sfidë me peshë për renditjen. Takime interesante priten edhe në Durrës dhe Tiranë. Teuta do të përballet me Tiranën në stadiumin “Niko Dovana”, ndërsa Partizani pret Flamurtarin në stadiumin “Arena e Demave”.

Në kryeqytet, një tjetër duel i rëndësishëm do të zhvillohet mes Dinamo City-t dhe Egnatia-s në stadiumin “Air Albania”.

Kalendari i Javës së 34 Abissnet Superiore

FK Vora – AF Elbasani, 2 maj 2026, ora 16:00, stadiumi “KF Vora”

Vllaznia – Bylis,  2 maj 2026, ora 16:00, stadiumi “Loro Boriçi”

Teuta – Tirana,  2 maj 2026, ora 16:00, stadiumi “Niko Dovana”

Partizani – Flamurtari, 2 maj 2026, ora 16:00, stadiumi “Arena e Demave”

Dinamo City – Egnatia, 2 maj 2026, ora 16:00, stadiumi “Air Albania”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img