Vllaznia Futsal -Forcat e Armatosura 12-6(Shënues: Joald Ivziku, Mateo Çardaku(2), Semir Gokaj, Rigers Xhahysa, Denis Çokaj, Besfort Gjoklaj(2), Sajmir Hyseni, Alsid Tafili(2), Rei Boshti/ Serxhoi Aliai(2), Marius Braculla, Igli Demergjit(2), Florian Saden)
Vllaznia: Fatos Behari, Alsid Tafili, Semir Gokaj, Denis Çokaj, Besfort Gjoklaj, Saimir Hyseni, Rei Boshti, Maldin Tafa, Joald Ivziku, Harald Jahaj, Mateo Çardaku, Rigers Xhahysa. Trajner: Arben Xhaferi
Forcat e Armatosura: Albert Dervishi, Marius Braculla, Andi Gjeci, Serxhio Aliai, Eris Lekiq, Igri Demergji, Florian Sada, Erind Vogli
Gjyqtar: Albano Stolaj, Arlind Subashi. Në tavolinë: Jetmir Podgorica. Delegat i FSHF, Klajd Përpunja
Ekipi i futsales shkodrane po ecen i sigurt drejt realizimit të objektivit, fitimit të titullit kampion për herë të dytë radhazi.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Alsid Tafili dhe drejtori sportiv, Arben Xhaferi, vazhdon serinë e rezultateve pozitive, ku pas fitores së javës së kaluar ndaj Tiranës 6-1, ka ardhur fitorja tjetër, këtë radhë ndaj ekipit të Forcave të Armatosura me rezultatin e thellë 12 me 6.
Sfida e luajtur mbrëmjen e së premtes në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës ka nisur me gol, kur që në minutën e katërt, kur ka qënë skuadra mysafire, e cila ka kaluar në avantazh me anë të Serxhoi Aliai.
Kuqeblutë nuk kanë vonuar të barazojnë rezultatin dhe të marrin avantazhin me dy golat e shënuar nga të rinjtë Joald Ivziku dhe Mateo Çardaku, ku së bashku edhe me portjerin Maldin Tafa, Rigers Xhahysa, Rei Boshti, Harald Jahaj, patën hapësirë të konsiderueshme aktivizimi nga stafi teknik në këtë ndeshje.
Falë golave të shënuar nga Semir Gokaj, Rigers Xhahysa, Denis Çokaj, Mateo Çardaku të dytin si dhe Besfort Gjoklaj, Vllaznia e mbyll pjesën e parë në avantazh 7 me 3.
Fillimi i së dytës shoqërohet me një ritëm më të lartë nga skuadra mike, e cila krahas golave të Marius Bracullës dhe Igli Demergjiut në pjesën e parë, shënon edhe tre herë të tjera me Demergjiun, Florian Saden, dhe Aliain duke shkuar deri në kuotën e gjashtë golave.
Ndërkohë që në kampin kuqeblu, me golat e pjesës së dytë me autor Saimir Hysenin, Agim Tafilin(2), Besfort Gjoklajn dhe Rei Boshtin, bëjnë që i gjithë takimi të mbyllet me rezultatin e thellë 12 me 6 në favor të Vllaznisë.
Pas kësaj fitoreje, Vllaznia e futsales kryeson kampionatin me 16 pikë, ndërkohë që përgatitet për javën e ardhshme për një super duel duke pritur në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi”, Flamurtarin e Vlorës, një nga dy rivalët për titull së bashku me Tiranën.
(Video) Ndeshjen e futsales, Vllaznia-Forcat e Armatosura, pjesën e parë dhe të dytë(me transmetim), si dhe prononcimet e drejtorit sportiv të Vllaznia Futsal si dhe trajnerit-kapiten, Alsid Tafili, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


