Bylisi merr tre pikë të arta në Shkodër, Vllaznia “dorëzohet” në “Loro Boriçi”-Abissnet Superiore, java 34-t

Lexo

- Reklamë -spot_img

Bylisi ka marrë një fitore të çmuar në transfertë përballë Vllaznisë. Ballshiotët fitojnë 2-0 në “Loro Boriçi”, falë golave të shënuar nga Ualison dhe Stoilov.

Vllaznia zhbllokon ndeshjen me Balajn në pjesën e parë, por goli i kapitenit të shkodranëve anulohet pas verifikimit në VAR. Pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0.

Miqtë gjejnë rrugën e rrjetës në pjesën e dytë me Ualison, ndërsa në kohën shtesë Bylisi fiton një penallti, që kthehet në gol nga Stoilov.

Bylisi fiton 2-0 në Shkodër dhe ngjitet në kuotën e 38 pikëve në renditje, ndërsa Vllaznia pëson një tjetër humbje në kampionat, por vazhdon që të qëndrojë në vendin e dytë me 60 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img