Flamurtari ka arrit një fitore 4-1 përballë Partizanit në javën e 34-t të “Abissnet Superiore”, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Në “Aena e Demave”, vlonjatët arritën një avantazh të dyfishtë me dopietën e realizuar nga Bolzan pa u mbushur gjysmë ore lojë. Reagimi i të kuqve nuk vonoi me një gol mjaft të bukur të shënuar nga Bytyçi.
Në pjesën e dytë, Diaëara e më pas Maksuti kompletuan “pokerin” e vlonjatëve për një fitore që i ngjit në kuotën e 35 pikëve, në vendin e fundit. Partizani mbetet në kuotën e 45 pikëve, në vendin e pestë.


