Vllaznia-Egnatia, gjykohet nga ndërkombëtari, Enea Jorgji. Në VAR: Juxhin Xhaja, AVAR: Emanuela Rusta

Lexo

- Reklamë -spot_img

Sot në orën 19:00 stadiumi “Air Albania” do të jetë sërish në qendër të vëmendjes së futbollit shqiptar,teksa Vllaznia dhe Egnatia përballen në ndeshjen e parë të javës së dytë të fazës “Final Four”.

Një duel me peshë të madhe në garën për titullin kampion,ku të dy skuadrat synojnë një hap vendimtar drejt finales së madhe.

Teksa disa minuta më përpara FSHF ka publikuar edhe trupën e arbitrimit për këtë supersfidë.

Ndeshja do të gjykohet nga arbitër kryesor Enea Jorgji,ndërsa asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Rejdi Avdo,ndërsa arbitër i katërt do të jetë Erjon Bylykbashi.

Ndërsa në sistemin VAR jan caktuar Juxhin Xhaja dhe Emanuela Rusta do të jetë në AVAR.

Vllaznia vjen në këtë takim me objektivin për të reaguar pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Dinamos,ndërsa Egnatia kërkon të konfirmoj forcën e saj në fazën finale dhe të afrohet edhe më shumë me mbrojtjen e titullit kampion.

Diferencat minimale në renditje e bëjnë këtë përballje një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit.

Atmosfera pritet të jetë elektrizuese në kryeqytet me tifozët e të dy skuadrave që pritet të krijojnë një mbrëmje të zjarrtë futbolli në “Air Albania”.

Trupa gjykuese e ndeshjes, Vllaznia-Egnatia

Arbitër kryesor:Enea Jorgji

Asistent 1:Denis Rexha

Asistent 2:Rejdi Avdo

Arbitër i 4:Erjon Bylykbashi

Var:Juxhin Xhaja

Avar:Emanuela Rusta

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img