Vllaznia u mposht nga Egnatia në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Final Four. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, përfundoi në favor të skuadrës rrogozhinase në shifrat 1-2. Pas përfundimit të takimit, ka folur dhe zëvendës-trajneri i shkodranëve, Ergi Borshi.
“Normalisht, ndodhi ajo që nuk e prisnim. Në një moment hutimi morëm dy gola identikë. Nuk e di a mund t’ia vë frikës, se çfarë është përtej limitit. Janë bërë kohë që nuk kemi fituar. Duhet mentaliteti i fituesit, ai i kampionit. Janë ndeshje direkt, teke, nuk të lënë shumë të merresh me statistikat e kaluara. Ishim të pamposhtur prej Egnatias dhe nga kjo humbje nuk di ça të them.
Tek zgjedhjet e fillimit, pa Malën, Qaton? E pritshmin Egnatian në një bllok të mesëm, kaluam në 4-5-1. Duke pritur Egnatian dhe ta nisnim me kundërsulm. Goli që morëm ishte shumë i lehtë. I pari sidomos. E gjetëm golin. Më shqetëson marrja e golave të tillë.
Ndërrimet? Ndërrimi i Gjinit ishte i detyrueshëm. Gurishta ka thyer hundën dhe do të mungojë për një kohë të gjatë. Në fund të fundit ajo çfarë vlen është rezultati.
Ne e kishim përgatitur që ndeshjen Kallaku të shkonte 1-1 me Sotën. Nëse loja do të ndërrohej nga njëri krah në krahun tjetër nga Egnatia. Goli ishte detaj i vogël mungesë përqëndrimi, nuk di ku ta vendos fajin. Egnatia e kishte qarkullimin e topit, por të falur me vetëdije.
Duke iu referuar dhe dëmtimeve. Dhe dy lojtarë të rëndësishme duhet të ndërronim strategji. Do të detyrohesh të ndryshosh qasje.
Tensione nga stafi, edhe barazimi I vlefshëm? Është dhe e ndjesia e vetë lojtarit. Nuk ka trajner në botë që I thotë lojtarit mos bëj prapa, mos bëj këtë mos bëj atë. Në një moment të caktuar edhe nëse ia ka kërkuar trajneri mos ta bëj.
Pse nuk fillon nga fillimi Qato? Kishim menduar një formacion më defensiv me një bllok të mesëm dhe të kishte mbaruar pjesa e parë 0-0 dhe ta godisnim Egnatian me Malën dhe Qaton sepse kanë thellësi më shumë.
Mund të konsumoheshin më shumë si Qato dhe Mala dhe ndoshta nuk do të kishte funksionuar”, tha Borshi.


