Elbasani-Dinamo, sot ora 19:00, në “Air Albania”. Tjetër supersfidë e “Final 4”-Abissnet Superiore

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pas përballjes dramatike Vllaznia-Egnatia vëmendja e “Final-Four” zhvendoset sot në mbrëmje te supersfida Elbasani-Dinamo, takim që do të luhet në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

Një duel që pritet të ketë peshë të madhe në garën për titullin kampion me të dy skuadrat që hyjnë në fushë vetëm për fitore.

Elbasani kërkon të konfirmoj sezonin fantastik që ka zhvilluar deri tani dhe të afrohet edhe më shumë me finalen e madhe,ndërsa Dinamo vjen me objektivin për të reaguar dhe për të mbetur në garë për trofeun.

Elbasani ka qenë një nga surprizat më të bukura të këtij sezoni,duke treguar stabilitet dhe forcë gjatë gjithë kampionatit.

Nga ana tjetër Dinamo ka dëshmuar se në ndeshjet vendimtare di të bëhet shumë e rrezikshme sidomos pas paraqitjeve të forta në fazën finale.

Atmosfera në “Air Albania” pritet të jetë elektrizuese, me tifozët e të dy ekipeve që pritet të krijojnë një mbrëmje të zjarrtë futbolli.

Përballja konsiderohet si një nga sfidat më interesante të këtij raundi pasi diferencat mes skuadrave jan minimale dhe çdo detaj mund të vendosë fatin e ndeshjes.

Kalendari i “Final-Four” e bën këtë duel edhe më të rëndësishëm pasi çdo pikë mund të ndikojë drejtpërdrejt në renditjen finale dhe në rrugën drejt titullit kampion të Abisnet Superiore.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img