Botërori 2026-Republika Çeke dhe Afrika e Jugut kane ndarë pikët në ndeshjen e dytë të Grupit A

Lexo

- Reklamë -spot_img

Republika Çeke dhe Afrika e Jugut kane ndarë pikët në ndeshjen e dytë të Grupit A të Kupës së Botës 2026 me sfidën që u mbyll në barazim 1-1 pas 90 minutash mjaft të luftuara.
Takimi nisi në mënyrën më të mirë për çekët të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 6-të falë golit të Sadilek.
Mesfushori përfitoi nga një moment i mirë i skuadrës së tij dhe dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë Republikës Çeke epërsinë e hershme.
Pas golit të pësuar Afrika e Jugut mori më shumë iniciativën dhe u përpoq vazhdimisht të gjente rrugën drejt barazimit.
Megjithatë mbrojtja çeke u tregua e organizuar dhe arriti të ruante avantazhin për pjesën më të madhe të ndeshjes.
Kur dukej se tre pikët do të shkonin për Republikën Çeke erdhi momenti vendimtar në minutën e 83-të.
Mokoena shfrytëzoi një rast të mirë para portës dhe realizoi golin e barazimit duke rikthyer shpresat për afrikanët dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar 1-1.
Në minutat e mbetura të dy skuadrat tentuan të gjenin golin e fitores por pa arritur të ndryshonin rezultatin.
Në fund secila skuadër u detyrua të kënaqej me nga një pikë,dhe pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Grupin A si Republika Çeke ashtu edhe Afrika e Jugut numërojnë vetëm një pikë duke e bërë shumë më të vështirë misionin për kualifikim në fazën me eliminim direkt.
Ndeshjet e fundit të grupit pritet të jenë vendimtare për fatin e të dy përfaqësueseve në këtë Botëror.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img