(Video) BOKS-Talenti Klevis Alibali vjen nga Gjermania dhe shpallet kampion me Vllazninë. Trajneri Lazarin Vila: Është vetëm 17 vjeç, kemi plane afatgjatë me Alibalin!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ndonëse nuk ka një traditë të mirëfilltë në sportin e boksit, Puka po e kthen në traditë organizimin e aktiviteteve kombëtare.

Kampionati Kombëtar i Boksit për kategorinë U-19 i zhvilluar për të dytin vit me radhë në qytetin e Pukës, është një risi për këtë qytet

Një qytet, që në fakt sportin e boksit nuk e ka në traditën e hershme, por falë formimit të ekipit “Tërbuni Boks”, i cili në dy-tre vitet e para ka spikatur me rezultatet pozitive, Bashkia Pukë, përmes kryetarit pasionant Rrok Dodaj, është promotore e organizimit të një tjetër feste sportive.

E veçanta e këtij kampionati ka të bëjë edhe me një kampion të dalë nga ekipi i Vllaznisë. Bëhet fjalë për Klevis Alibali, konkurues në kategorinë e peshës deri në 75 kg, një djalosh vetëm 17 vjeçar, i cili vjen nga Gjermania, atje ku nën kujdesin e familjes ushtron sportin e boksit, ndërkohë që pas marrëveshjes me trajnerin Lazarin Vila përfaqësoi Vllazninë në Kampionatin Kombëtar U19.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri Vila, flet me superlativa për këtë djalosh pasionant, duke e konsideruar një të ardhme të sigurt të boksit shqiptar.

“Klevis Alibali u shpall kampion në peshën e tij 75 kg, duke merituar edhe trofeun e sportistit më Fair Play të kampionatit.”, thotë trajneri Vila, duke konfirmuar se falë marrëveshjes dhe mirëkuptimit me familjen e tij, ai do të vijojë të jetë pjesë e ekipit Vllaznia dhe se projektet me këtë talent janë afatgjatë dhe ambicje për të kapur nivelet e larta europiane.

Krahas Klevis Alibalit, Vllaznia u përfaqësua në këtë kampionat edhe dy boksierë të tjerë: Arol Hoxha Kategoria 63 kg dhe Kledison Gurraj kategoria 86 kg, ku i dyti u shpall kampion në peshën e tij.

Në vijim të prononcimit të tij për Veriu Sport, trajneri kuqeblu, Lazarin Vila, komentoi edhe edhe paraqitjen e boksierëvetë të ekipit Tërbuni Boks, ekip i cili edhe pse ka pak vite që është formuar, falë punës së mirë të dy ish kampionëve të Vllaznisë, Klaodio dhe Emiliano Çekini, në harkun kohor të dy-tre viteve kanë arritur rezultate shumë pozitive.

(Video) Prononcimin e plotë të të trajnerit të boksit Vllaznia, Lazarin Vila, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img