Peshëngritje- Shkodrani Antonino Mullisi, i pesti në Botërorin e Kolumbisë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në Kampionatin Botëror të peshëngritjes për të Rinjve, që po mbahet në Kali të Kolumbisë, Shqipëria përfaqësohet me vetëm një sportist.

Dhe, ai është talenti shkodran Antonino Mullisi, i cili nën drejtimin e trajnerit të tij Artur Lagja garoi në kategorinë 79 kg, në Baterinë A, duke u përballur me një konkurrencë të nivelit më të lartë botëror.

Në një kategori ku diferencat mes sportistëve ishin minimale, ai dëshmoi cilësi të larta sportive dhe karakter garues, duke përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet.

Rezultatet e tij ishin mjaft konkurruese, duke u klasifikuar në vendin e pestë në stilin e shkëputjes me 137 kg. Në shtytje u rendit i gjashtu me 163 kg, për ta mbyllur edhe dygarëshin në vendin e gjashtë me 300 kg.

Ndonëse jashtë zonës së medaljeve, paraqitja e Antonino Mullisit në Botërorin e të rinjve konsiderohet pozitive, me shtangistin që konfirmohet si një element premtues për peshëngritjen shqiptare.

“Një tjetër paraqitje që na bën krenarë! Peshëngritësi shqiptar Anton Mullisi zhvilloi një garë shumë të mirë në Kampionatin Botëror U17 në Cali, Kolumbi, duke u renditur në vendin e 5-të në botë. Ky është një rezultat shumë i vlefshëm në një nga aktivitetet më të forta të peshëngritjes për moshat e reja dhe një dëshmi e punës, përkushtimit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes dhe talentit të Antoninos. Ai është një nga shpresat më të mëdha të peshëngritjes shqiptare dhe përfaqëson të ardhmen e këtij sporti. Me këtë ritëm dhe me punë të vazhdueshme, sukseset edhe më të mëdha janë vetëm çështje kohe. Urime Antonino për këtë paraqitje dinjitoze! Shqipëria është krenare për ty. ”, shkruhet në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img