“Velipoja Beach Tennis 2026” i organizuar nga Adriatic Tennis Park dhe Bashkia Shkodër. Turneu është edicioni i parë i turneut të tenisit në rërë zhvilluar gjatë datave 5-6 Gusht në plazhin Elita në Velipojë të shoqëruar me atmosferë të këndshme sportive!
Pas zhvillimit të gjitha ndeshjeve, në finale u përballen dyshja Lorenc Jemini dhe Saimir Ahmetaj kundër dyshes Klindi Luli dhe Drino Galiqi.
Një duel ky shumë i fortë dhe emocionues ku pas rivalitetit në dy sete, fitues u shpallen ish arbitri ndërkombëtar i futbollit Lorenc Jemini dhe Saimir Ahmetaj.
Në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve ishin prezent edhe Kryetari i Këshillit Bashkiak, në Bashkinë Shkodër, Oltion
Luli dhe Drejtori i Sportit në Bashkinë Shkodër, Auron Miloti.


