Merkato-Filip Antovski përforcimi më i fundit i Elbasanit për krahun e majtë të mbrojtjes

Lexo

- Reklamë -spot_img

Elbasani ka zyrtarizuar sot një tjetër afrim në merkato teksa kan firmosur me mbrojtësin e majtë 25-vjeçar Filip Antovski i cili vjen për të shtuar alternativat dhe eksperiencën në repartin defensiv.

Antovski është një futbollist me eksperiencë ndërkombëtare pasi gjatë karrierës së tij ka luajtur në disa kampionate europiane.

Mbrojtësi maqedonas ka pasur eksperienca në Maqedoni,Kroaci,Bullgari,Austri dhe Çeki duke u përballur me nivele dhe stile të ndryshme të futbollit europian.

Me aftësinë për të mbuluar krahun e majtë të mbrojtjes Antovski pritet të jetë një alternativë e rëndësishme për skuadrën e Elbasanit e cila po vijon të kompletoj organikën për sezonin e ri.

Afrimi i Antovskit është një tjetër lëvizje e klubit elbasanas në merkato me drejtuesit që po punojnë për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe për të përforcuar repartet ku ka pasur nevojë për alternativa të reja.

Filip Antovski tashmë është zyrtarisht pjesë e Elbasanit dhe do të veshë fanellën verdheblu në sezonin e ri.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img