Skënderbe dinjitoz, por Egnatia merr tre pikët. Spektakël dhe futboll i hapur deri në sekondat e fundit të shtesës në “Arena Egnatia”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Egnatia-Skënderbeu 2-1(Shënues:Albanese 12′,Lukili 84’/Nasr 33(11-m)

Egnatia:Dajsinani,Sota,Ajeti(Ndreca 74′),Aliev,Smajli,Kryeziu(Diabate 46′)(Gruda 60),Aleksi,Bakalli(Lukili 46′),Jago,Albanese,Montenegro(Adjesa 46′) Trajner:Nevil Dede

Skënderbeu:Alia,Vangjeli(Diallo 89′),Grazhdani(Lleshi 46′),Lagonidis,Amadu,Shaqe,Musa(Velickovski 89′),Drame,Janaqi(Totre 89′),Nasr(Salim 79′),Bismark Trajner:Julian Ahmataj

Gjyqtarë:Kreshnik Cjapi,Ilir Tartaraj(Fier),Rejdi Avdo(Tiranë),Laver Alla(Lushnje) Var:Albert Doda(Tiranë) Avar:Albano Stolaj(Tiranë) Delegat:Mario Kërtusha(Durrës) Vëzhgues:Kridens Meta(Tiranë)

Një sfidë me ritëm, emocione dhe shumë aksione u zhvillua në “Arena Egnatia” aty ku Egnatia mposhti Skënderbeun 2-1 pas një ndeshje të luftuar deri në fund.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, teksa Skënderbeu pati mundësinë e artë për të kaluar në avantazh që në minutën e 9-të, por Bismark nuk arriti të shënojë nga pika e bardhë pasi u ndal nga pritja e Dajsinanit.

Vetëm tre minuta më vonë Egnatia përfitoi nga një gafë e portierit Alia i cili në minutën e 12-të pasoi topin tek Albanese dhe sulmuesi nuk fali duke kaluar vendasit në avantazh.

Skënderbeu reagoi dhe vijoi të luante me personalitet dhe në minutën e 33-të pas ndërhyrjes së sistemit VAR korçarët fituan një tjetër 11-metërsh.

Këtë herë nga pika e bardhë u tregua i saktë Nasr duke vendosur baraspeshën në 1-1 edhe pse vendimi solli polemika nga kampi vendas.

Pjesa e parë ishte e hapur me të dyja skuadrat që ndërtuan aksione dhe kërkuan vazhdimisht portën kundërshtare.

Skënderbeu tregoi personalitet dhe nuk u tërhoq përballë kampionëve në fuqi.

Në fraksionin e dytë ritmi vijoi por të dyja skuadrat shfaqën edhe pasaktësi në qarkullimin e topit duke humbur disa herë zotërimin në zona ku mund të ndërtonin më mirë aksionet.

Të dy trajnerët përdorën të gjitha ndryshimet në dispozicion, duke tentuar të ndryshonin rrjedhën e takimit dhe të gjenin golin e fitores.

Gol që erdhi në minutën e 84-të teksa ishte mesfushori Lukili që u shfaq në momentin e duhur duke dërguar topin në rrjetë, dhe duke rikthyer Egnatian në avantazh 2-1.

Në minutat e fundit Skënderbeu kërkoi të reagonte por Egnatia arriti të menaxhoj avantazhin dhe të marë një tjetër fitore në fushën e saj.

Një ndeshje me gola,penallti,ndërhyrje të sistemit VAR,polemika dhe shumë emocione ku Egnatia merr tre pikët, ndërsa Skënderbeu largohet nga Rrogozhina pa pikë por me një paraqitje që tregoi personalitet dhe dëshirë për të konkurruar.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img