Egnatia-Vllaznia kryesfida e javës së shtatë në Abisnet Superiore

Java e shtatë e Abisnet Superiore mbyllet me një përballje të rëndësishme në Rrogozhinë ku Egnatia pret Vllazninë në orën 18:30.

Një duel mes dy skuadrave me ambicie të mëdha,që pritet të dhurojë rivalitet dhe emocione.

Egnatia do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë për të marrë një rezultat pozitiv përballë shkodranëve.

Kampionët synojnë të konfirmojnë pretendimet e tyre edhe në këtë sezon,ndërsa çdo pikë ka rëndësi në garën për kreun e renditjes.

Në krahun tjetër Vllaznia udhëton drejt Rrogozhinës me synimin për të zhvilluar një ndeshje të mirë dhe për të mar pikë në një transfertë të vështirë.

Shkodranët kërkojnë të tregojnë forcën e tyre përballë një kundërshtari që vitet e fundit është kthyer në një rival të rëndësishëm në futbollin shqiptar.

Përballja pritet të vendoset nga detajet përqendrimi dhe shfrytëzimi i rasteve përpara portës.

Të dyja skuadrat kan arsye për të kërkuar fitoren ndaj sfida në Rrogozhinë mer një rëndësi të veçantë për ecurinë e tyre në kampionat.

Egnatia-Vllaznia është më shumë se një ndeshje e radhës,është një test i rëndësishëm përambiciet e të dyja skuadrave në javën e shtatë të Abisnet Superiore.

Fatos LAMAJ

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe