Rikthehet në skenë Selami Jenisheri! I njohur edhe më parë për iniciativat e bashkëpunimit edhe me trajnerët e mëparshëm të ekipit kombëtar të futbollit shqiptar, por edhe të Klubit të Futbollit Vllaznia, trajnerëve dhe presidentit Alnan Xhaferi, Selami Jenisheri rikthehet në vemendjen e opinionit sportiv tashmë me dëshirën për të kontribuar në ekipin kombëtar në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.
Ish deputeti i Parlamentit shqiptar, si dhe kryetari shoqatës së pensionistëve, ka një të kaluar që lidhet edhe si trajner futbolli në Shkodër, për të cilën disponon edhe një licensë.
Jenisheri pretendon se vazhdon të ketë aftësi profesionale që i shërbejnë stërvitjes së mirëfilltë të futbollistëve. Dhe, për këtë, duke shfrytëzuar përgatitjet e kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e rëndësishme të Ligës së Kombeve, ai i ka dërguar një letër publike trajnerit të kombëtares Rolando Maran për ta takuar dhe për t’i treguar formulën sesi futbollistët e tij të jenë të papërballueshëm në dy sfidat e radhës me Finlandën dhe Bjellorusinë.
“Do të doja t’ju tregoja unë personalisht ju si ai element i teknikës që banë çdo futbollist të papërballueshëm me Finlandën dhe Bjellorusinë, se është elementi më i rëndësishëm dhe që një futbollist profesionist e mëson veç për 10 minuta. Rasti është Mbreti i Fatit .Po deshe të takoj, nesër ose pasnesër”, thuhet ndër të tjera në letrën publike të nënshkruar nga ish deputeti i Parlamentit Shqiptar, Selami Jenisheri i dërgon trajnerit të kombëtares, Rolando Maran, të cilën ai e ka depozituar për Veriu Sport.
Gaspër MARKU


