Thursday, September 19, 2024

Abilaliaj: Në pjesën më të madhe të kësaj sfide dominonte Partizani. Jorgjin e kemi shpallur ‘non grata’

Lexo

Partizani është mposhtur Partizanin në shtëpi me shifrat 1-0. Pas ndeshjes, trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj, foli për RTSH:

“Sot na mungoj agresiviteti në minutat e fundit. Kishim probleme në thellësi si majtas dhe djathtas. Duhet të ishim më agresivë. Në pjesën e dytë u bë më e vështirë kur doli Zguro me të kuq. Gjithsesi jam i kënaqur me ekipin, kemi luajtur mirë. Sot ishte vetëm një ekip në fushën e lojës, Partizani.

S’dua të flas për arbitrimin, por në ndeshjen e parë të kampionatit s’kishte pse të bënte protagonistin arbitri. Kam parë momentin e kartonit dhe penalltinë e Zekës në fund, por nuk e kam kuptuar pse ka dalë Zguro me të kuq. Por kur të dalin të gjitha momentet do të shihet. Në një ndeshje të tillë kaq të rëndësishme sapo ka filluar pjesa e dytë të nxjerrësh me të kuq një futbollist për këtë motivacion është e papranueshme.

Më gëzon fakti që ekipi luan në një mënyrë që kërkojmë dhe dëshirojmë. Në pjesën e dytë ishte vetëm Partizani në fushë, madje në pjesën më të madhe të kësaj sfide. Por, sigurisht që kemi akoma punë për të bërë.

Edhe në pjesën e parë jam i kënaqur pasi kemi dalë me topa në thellësi. Duhet të ishim më të saktë me Carën në 2-3 momente. Neve si ekip na intereson të luajmë me intensitet të lartë por edhe të mbrohemi në tranzicion. Dua t’i përgëzoj për pjesën e dytë dhe kam marrë përgjigje fantastike nga 2-3 lojtarë. Në fund të ditës mbetet që nuk kemi marrë pikë dhe fatkti që kemi humbur ndeshje të rëndësishme dhemb

Sulmi kështu ka qenë, shënuesi më i mirë ka qenë Binstouka. Kemi investuar edhe më parë në sulmues si Mba, Bintsouka, Keko, Zeka që duhet të shënojnë më shumë. I kanë cilësitë për të shënuar edhe pse humbasin shumë. Na duhet të përmirësohemi. Në fund të ditës nëse ke 10 raste dhe nuk shënon bie poshtë mundi.

Jorgji “non grata? Kemi hartuar një dosje të tërë dhe kishte në përbërje kontestimet për gjykimin e Jorgjit. E kemi shpallur non grata për gjysmën e sezonit të kaluar dhe nuk e ka arbitruar Partizanin. Sot u përcaktua që të ishte arbitër i kësaj ndeshje…

Trajneri i ri? I gjithë stafi po punon për të gjitha opsionet. E kemi ngushtuar rrethin në 3-4 zgjedhje dhe shumë shpejt do të marrim një vendim përfundimtar shumë shpejt, brenda javës ndoshta.”, u shpreh Abilaliaj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img