Gjithçka do të nis të shtunën me duelin Vora-Flamurtari i cili do të luhet në stadiumin “Vora” dhe që do të luhet në orën 13:30.
Ndërsa në orën 16:30 do të luhet një duel tepër interesant ku do të përballen Partizani-Elbasani që do të luhet në stadiumin “Arena e Demave”.
Ndërsa e shtuna do të mbyllet me takimin Dinamo-Bylis që do të luhet në stadiumin “Air Albania” dhe që do të luhet në orën 19:00.
Dy takimet e fundit të javës së 22-të do të luhen të dielën dhe do të zhvillohen në të njëjtën orë.
Në stadiumin “Niko Dovana” do të luhet takimi Teuta-Vllaznia ndërsa sfida tjetër është Egnatia-Tirana që do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena” teksa të dyja takimet do të zhvillohen në orën 16:30.
Fatos LAMAJ



