Abisnet Superiore-Sot 5 sfidat e javës së 34-t luhen të gjitha në të njëjtën orë, 15:30

Abisnet Superiore do të luaj ditën e sotme ndeshjet e javës së 34-të të kampionatit. Takime mjaftë të rëndësishme jan në program për tu zhvilluar në orën 15:30.

Të githa sfidat do të luhen ditën e sotme në po të njëjtën orar, ku ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë e kësaj jave. Kështu do të sfidohen mes tyre Elbasani-Bylis,teksa Partizani do të pres në shtëpi  Egnatian.

Vëmendja kryesore do të jetë edhe në Korçë, ku Skënderbeu do të mat forcat me Tiranën për mbijesën, e njëjtë si dueli mes Teutës dhe Laçit. Ndërkohë takimi tjetër i ditës është mes Vllaznisë dhe Dinamos që do të luhet në “Loro Boriçi”.

Kalendari i javës së 34-t, Abissnet Superiore

Partizani-Egnatia(15:30)

Elbasani-Bylis(15:30)

Vllaznia-Dinamo(15:30)

Skënderbeu-Tirana(15:30)

Teuta-Laçi(15:30)

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu