Saturday, September 21, 2024

Abissnet Siperiore, java e 6-të. E gjithë vemendja në derbin e kryeqytetit

Lexo

Kategoria Superiore hap sot javën e 6-të të kampionatit dhe sigurisht,vëmendja kryesore nuk është askund tjetër veçse te derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Një sfidë e zjarrtë mes dy rivalëve të përbetuar që përballen për herë të parë këtë sezon në “Air Albania” sonte në orën 20:00.

Të kuqtë janë pritës sipas kalendarit dhe përballë tifozëve të tyre duan fitoren për t’u afruar me kreun. Nga ana tjetër,bardheblutë vijnë me një fytyrë totalisht ndryshe nga sezoni i shkuar teksa është bërë një revolucion me themel në organikë. Ky start sezoni ka nisur me 5 barazime rresht për Tiranën e cila kërkon fitoren e parë pikërisht në derbi që do të ishte momenti ideal për ta arritur.

Megjithatë,përpara se të shkojmë te derbi superiorja luan një tjetër sfidë. Skënderbeu dhe Laçi do të përballen në orën 17:00 në stadiumin e Korçës me skuadrat që kërkojnë të përfitojnë nga momenti negative i njëra-tjetrës për të marrë 3 pikët aq të dëshiruara e për të dalë nga fundi i tabelës.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img