Kastrioti-Erzeni dhe Teuta-Bylis, janë dy ndeshjet e para të javës së dytë të Kampionatit Kombëtar të futbollit, kategoria Superiore.
Krutanët, të cilët në javën e parë humbën në transfertë me Bylisin presin sot debutuesit e Erzenit, skuadër e cila vjen në këtë sfidë me një moral të lartë, pasi në start sfiduan Vllazninë pretendente dhe fituese e trofeut të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja në fjalë do të luhet në stadiumin e Kamzës duke filluar nga ora 17:00.
Po, në orën 17:00, por në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, bregdetarët e drejtuar nga Renato Arapi presin Bylisin simpatik, i cili ashtu si edhe Erzeni, e filloi kampionatin si debutues me fitore, teksa mundi krutanët në “Adush Muça”. Një ndeshje që për Teutën kërkohet vetem fitore, për të lënë pas atë start të dobët me humbjen e pësuar në Laç.
Abissnet Superiore do të vijojë më pas të shtunën me dy duele të tjera, Egnatia-Tirana dhe Vllaznia-Kukësi dhe do të mbyllet të hënën me përballjen e orës 19:30, Partizani-Laçi, që do të luhyet në “Elbasan Arena”.