Abissnet Superiore/ Faza e katërt -Java e 28-të luhet të mërkurën & të enjten, spikatin Egnatia – Dinamo City & Vllaznia – Partizani

Java e parë e fazës së katërt të “Abissnet Superiore” do të luhet të mërkurën dhe të enjten.

Kampionati është futur në fazën vendimtare dhe gara është shumë e fortë, si në luftën për mbijetesë ashtu edhe për zonën “Final Four”.

Kjo javë do të përballë katër vendet e para të “Abissnet Superiore”. Të mërkurën, në orën 16:30, do të luhen ndeshjet Egnatia – Dinamo City dhe Vllaznia – Partizani.

Tre ndeshjet e tjera janë programuar për të enjten. Bylis – Teuta do të luhet në “Adush Muça”, duke nisur nga ora 13:30.

Dy ndeshjet e tjera do të zhvillohen në orën 16:30. AF Elbasani do të presë në shtëpi Skënderbeun, ndërsa Tirana do të përballet me Laçin.

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 28
E mërkurë, 5 mars
Egnatia – Dinamo City 16:30
Vllaznia – Partizani 16:30
E enjte, 6 mars
Bylis – Teuta 13:30
AF Elbasani – Skënderbeu 16:30
Tirana – Laçi 16:30

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu