Monday, November 25, 2024

Abissnet Superiore, fillojnë emocionet e prag javës së 10-të, ndeshjet e së cilës do të luhen në tre ditë

Lexo

Dinamo-Egnatia dhe Kukësi-Partizani, ishin dy çiftet e fundit që mbyllën javën e nëntë të kategorisë Superiore, rezultatet e së cilës dhanë një ndikim jo të vogël në pikëzimin e skuadrave. Ajo që përbën surprizën më të bukur ka të bëjë me rezultatin e sfidës të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” ku kukësianët ndalën Tiranën duke i shkaktuar humbjen e parë në mbyllje të fazës së parë. Tirana mbetet në 20 pikë, Kukësi ngjitet në kuotën e 17 pikëve, tre më pak se kryesuesit bardheblu. Ngjitje ka shënuar edhe Vllaznia, ku pas fitores me krutanët është e treta në renditje me 13 pikë, aq sa ka edhe Teuta e vendit të kartërt. Laçi, Egnatia dhe Dinamo, renditen nga vendi i pestë deri tek i shtati, respektivisht me 12, 11 dhe 10 pikë duke mlënë pas Partizanin me 9 pikë. Skënderbeu dhe Kastrioti mbyllin tabelën e klasifikimit me 7 dhe 5 pikë.

Ndërkohë, që nga e marta, skuadrat e Superiores së futbollit shqiptar kanë nisur të mendojnë për ndeshjet e javës së dhjetë, e cila ashtu si edhe të tjerat e mëparshme, pritet të dhurojë emocione.

E pnalifikuar të luhet në tre ditë, emocionet e javës së nëntë fillojnë nga dita e premte me ndeshjen e orës 19.45 , Partizani-Teuta, i vetmi çift që ballafaqohet të premten.

E shtuna vazhdon me dy përballje të tjera po aq interesante, Skënderbeu-Tirana, ora 16.45 dhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia-Laçi” duke filluar nga ora 19.45.

Java e dhjetë mbyllet të dielen me dy çiftet e fundit, Dinamo-Kastrioti dhe Kukësi-Egnatia, e para në 13.45 dhe e dyta në 16.45.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img