Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin e “Abisnet Superiore” për tre javët e fundit të kampionatit të rregullt. Të gjitha ndeshjet do të luhen në të njëjtin orar.
Java e 34-t është programuar të shtunën,më 12 prill në orën 15:30. Ndeshjet e javës së 35-të do të luhen po të shtunën,më 19 prill në orën 15:30.
Java e 36-të dhe e fundit e kampionatit të rregullt do të luhet të dielën,më 27 prill në orën 15:30.
Java 34 12.04.2025
Vllaznia-Dinamo(15:30)
Teuta-Laçi(15:30)
Skënderbeu-Tirana(15:30)
Partizani-Egnatia(15:30)
Elbasani-Bylis(15:30)
Java 35 19.04.2025
Bylis-Partizani(15:30)
Egnatia-Skënderbeu(15:30)
Teuta-Tirana(15:30)
Laçi-Dinamo(15:30)
Elbasani-Vllaznia(15:30)
Java 36 27.09.2025
Vllaznia-Laçi(15:30)
Dinamo-Tirana(15:30)
Teuta-Egnatia(15:30)
Skënderbeu-Bylis(15:30)
Partizani-Elbasani(15:30)
Fatos LAMAJ