Kukësi-Egnatia dhe Dinamo-Kastrioti, ishin dy çiftet që mbyllen javën e dhjetë të kategorisë Superiore. Dy sfida këto që nxorën fitues kukësianët dhe blutë dinamovitë, me dy tre pikësha që vlejnë jashtëzakonsiht shumë për të dyja skuadrat. Sidomos ajo e Kukësit, që shkurton diferencën me Tiranën, kryesuese të tabelës së klasifikimit, me vetem një pikë.
Kukësianët e drejtuar nga italiani Diogo Longo, shënuan dy herë në portën rrogozhinase të Egnatias, përkatësisht me Bashën në të 53-tën minuta dhe Milunoviç në të 84-tën, duke vulosur kështu fitoren e pastër me rezultatin 2 me 0. Tre pikëshi i sotëm i ngre kukësiant në kuotën e 20-të pikëve ndaj 21 që ka Tirana kryesuese. Ndërkohë që me këtë humbje, Egnatia e drejtuar nga Gugash Magani detyrohet të lëshojë disa vende në tabelë duke zbritur në vendin e tetë me 11 pikë, që do të thotë se aktualisht gjendet në zonën e rrezikut të rënies nga kategoria, pasi më poshtë ka Skënderbeun dhe Kastriotin me nga 8 dhe 5 pikë.
Në çiftin tjetër, Dinamo-Kastrioti, fatin e takimit e ka vendosur goli i shënuar në minutën e 66-të nga kapiteni Agim Ibraimi përmes një gjuajtje spektakël e ardhur nga goditja e këndit. Gjithësesi, duhet thënë se fitorja e bluve është arritur me shumë vështirësi, pasi krutanët i janë afruar shumë golit të barazimit. Fillimisht me një mundësi penalltie, e cila edhe pse u akorduam më pas u anolua nga sistemi VAR dhe në vijim me disa raste të pastra të Kastriotiorit, të cilat u neutralizuan nga portjeri Bakaj. Me këtë fitore, Dinamo ngjitet në kuotën e 13 pikëve duke mbajtur vendin e pestë, që mban “aromë” Europe” ndërkohë që krutanët qëndrojnë në vendnumëro, në vendin e fundit me vetëm 5 pikë.