Sunday, November 24, 2024

Abissnet Superiore-Java e 18-të/Sot Kastrioti-Vllaznia dhe Tirana-Kukësi. Caktohen arbitrat e ndeshjeve

Lexo

Java e 18-të e Katëgorisë Abissnet Superiore starton sot me dy sfidat e para, Kastrioti-Vllanzia dhe Tirana-Kukësi. E para luhet në stadiumin e qytetit të Kamzës duke filluar nga ora 13:45 dhe e dyta në “Air Albania”, ora 16:45.

Dy çifte, që për vetë pozitat që skuadrat kanë në tabelën e klasifikimit, që të katra futen në fushën e lojës për fitore. Krutanët kërkojnë pikët e mbijeteses përballë një Vllaznie që nuk don t’i shkëputet treshes kryesuese, Tirana-Kukësi-Laçi. Ndërkohë, në kryeqytet, bardheblutë kërkojnë fitoren për të ruajtur diferencen me ndjekësit, përballë një Kukësi solid synon që duke frenuar Tiranën të rihapë kampionatin në garën për titull.

Sa i përket dy çifteve të sotëm janë mësuar edhe emrat e arbitrave që do të gjykojnë ndeshjet në fjalë.

Adrian Beqiraj kryesor, së bashku me asistentët Astrit Mahmuti dhe Taluand Kasa, arbitër i katërt Erjon Bastari do të gjykojnë në Kastrioti-Vllaznia duke pasur mbështetjen në ë VAR të Andi Koçit, dhe AVAR, Rexhino Mersinasi.

Ndërsa, në “Air Albania” për supersfidën, Tirana-Kukësi, në trupën gjykuese bëjnë pjesë: Florjan Lata kryesor, Arbër Zalla dhe Nuri Rrapaj anësorë, i katërt Olti Çela. Juxhin Xhaja i stems së FIFA-s është VAR së bashku me Denis Rexhen në AVAR.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img