Saturday, September 21, 2024

Abissnet Superiore-Java e 19-të sot me tre takime, nesër dy të tjerat

Lexo

Java e 19-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit për Kategorinë Abissnet Superiore nis sot me duelin e orës 13.45 kur në stadiumin e Kamzës ballafaqohet Kastrioti vendas me Dinamon mysafire. Dy skuadra këto që kanë në objektiv fitoren tre pikëshe, sidomos kjo për krutanët që rrezikojnë seriozisht largimin nga Superiorja.

Po aq e rëndësishme është fitorja e kësaj ndeshje edhe për Dinamon, e cila realisht ka pretendime për t’u ngjitur në zonën europiane, për një hap i gabuar me Kastriotin e zbret përsëri në zonën  “ftohtë” të renditjes.

Dy ndeshjet e tjera të ditës së sotme, të cilat startojnë që të dyja në orën 16:45, janë Tirana-Skënderbeu dhe Teuta-Partizani. E para luhet në stadiumin “AIR Albania” dhe e dyta në “Elbasan Arena”.

Për bardheblutë që kërkojnë të ecin të sigurt në krye të renditjes, fitorja është “detyrë shtëpie”, por po kaq detyrë është fitorja edhe për Skënderbeun nëse kërkon të qëndrojë në Superiore.

Ndërkohë, fitore kërkojnë edhe dy skuadrat e përballjes në “Elbasan Arena”, Teuta kampione në fuqi për të mos humbur shkëlqimin e saj ku të paktën mos të qëndrojë jashtë zonës europiane, ndërkohë që Partizani i investimeve të mëdha kërkon të njëjtën gjë si Teuta, pasi për hirë të së vertetës, situata në kampin e kuq nuk është aspak e mirë.

Kalendari i Javës 19-të- Sot: ora 13:45

Kastrioti – Dinamo

Tirana – Skënderbeu

Teuta – Partizani

Nesër: ora 13:45

Laçi-Vllaznia

Egnatia-Kukësi

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img