Java e 27-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet e ndarë në dy ditë, të dielën dhe të hënën.
Java do të hapet të dielën, më 8 mars, me dy ndeshje që do të zhvillohen në orën 15:00, Bylis – Vora dhe Tirana – AF Elbasani.
Në stadiumin “Adush Muça” do të luhet një përballje direkte mes Bylisit dhe Vorës, dy skuadra që kërkojnë të sigurojnë mbijetesën në “Abissnet Superiore”.
Në anën tjetër, në stadiumin “Selman Stërmasi”, Tirana do të përballet me AF Elbasanin. Bardheblutë do të kërkojnë të reagojnë pas tre humbjeve radhazi në kampionat, ndërsa verdheblutë synojnë rikthimin te fitorja pas barazimit në javën e fundit ndaj Bylisit.
Dita e diel do të mbyllet në stadiumin “Flamurtari”, ku në orën 18:00 do të luhet sfida Flamurtari – Vllaznia. Përballë do të jenë skuadra e vendit të fundit në renditje, Flamurtari, dhe kryesuesit e kampionatit, Vllaznia, që synojnë një tjetër fitore në “Abissnet Superiore”.
Dy ndeshjet e fundit të javës së 27-të do të zhvillohen të hënën, në orën 19:00. Egnatia do të presë Teutën në stadiumin “Arena Egnatia”, në një përballje të fortë që pritet të sjellë spektakël.
Ndërsa në stadiumin “Air Albania” do të luhet superdueli Dinamo City – Partizani. Dy skuadrat luftojnë për të siguruar një vend në Final Four dhe kanë nga 39 pikë secila në renditje. Një ndeshje që premton emocione dhe spektakël, ku të dyja ekipet do të synojnë fitoren.
Kalendari i Javës së 27-të Abissnet Superiore
Bylis – FK Vora, 08.03.2026, ora 15:00, “Adush Muça”
Tirana – AF Elbasani, 08.03.2026, ora 15:00, “Selman Stërmasi”
Flamurtari – Vllaznia, 08.03.2026, ora 18:00, “Flamurtari”
Egnatia – Teuta, 09.03.2026, ora 19:00, “Arena Egnatia”
Dinamo City – Partizani, 09.03.2026, ora 19:00, “Air Albania”



