Duke lene pas javen e 29-te, e cila foli per bardheblute, duke filluar shkeputjen nga rivalet, java e 30-te afron duele mjaft te forta. Mes te cilen spikat klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana, ndeshje e cila do te luhet te shtunen ne stadiumin “Loro Boriçi”. Nje supersfide kjo qe ka marre vemendjen e opinionit sporti qe ne diten e pare te kesaj jave.
Skuadrat do te zbresin ne fushen e lojës ne fundjave, perkatesisht 21 dhe 22 prill. Diten e shtune do te luhen 3 takime. Gjithçka do te nis me sfiden mes Egnatias dhe Laçit qe do te luhet ne oren 15:00. Mbetet per tu percaktuar stadiumi ku do te zhvillohet ky takim pasi rrogozhinasit jan te denuar ti luajn ndeshjet si prites ne fushe asnjanese.
Nderkohe, ne oren 18:00 do te zhvillohen njekohesisht dy sfida. Teuta-Erzeni perplasin “briret” ne “Niko Dovana”, ndersa ne “Loro Boriçi” do te luhet Klasikja e Shqiperise mes Vllaznise dhe Tiranes.
Ediela ka rezervuar dy perballje. Ne oren 15:00 do te luhet Kastrioti-Kukesi duel direkt per mbijetesen mes dy ekipeve qe do te luhet ne “Elbasan Arena”. Gjithçka do te mbyllet me sfiden mes Partizanit dhe Bylisit qe do te startoj ne oren 18:00 ne stadiumin “Partizani”.
Fatos LAMAJ