Abisnet Superiore ka mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së parë,përveç ndeshjes mes Teutës dhe Dinamos e shtyrë për në datën 5 shtator.
Por ndërkohë,është tashmë i qartë plani për javën e dytë të kampionatit,që dhuron përballje shumë interesante.
Të shtunën do të luhen tre ndeshje të cilat fillojnë me përballjen e orës 17:00 mes Flamurtarit dhe Bylisit që do të luhet në stadiumin “Flamurtari”.
Ndërsa në orën 20:00,do të luhen paralelisht dy sfida të tjera me Partizanin që ndeshet me Teutën në stadiumin “Arena e Demave”,si dhe Egnatia që do të përballet me Elbasanin në stadiumin “Egnatia Arena”.
Ndërkohë të dielën luhet fillimisht në orën 17:00 ndeshja mes Vorës dhe Tiranës që do të luhet në stadiumin “Laçi”, ndërsa javën e mbyll dueli mes Dinamos dhe Vllaznisë në orën 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Të shtunën
Flamurtari-Bylis(17:00)
Partizani-Teuta(20:00)
Egnatia-Elbasani(20:00)
Të dielën
Vora-Tirana(17:00)
Dinamo-Vllaznia(20:00)
Fatos LAMAJ