Java e dytë e kampionatit “Abisnet Superiore” do të nisë të dielën në orën 17:00 me ndeshjen Egnatia-Laçi. Kampionët e Shqipërisë do të luajnë takimin e parë të sezonit të ri në “Egnatia Arena” dhe do të kërkojnë fitoren e dytë radhazi pas suksesit ndaj Dinamos. Ndërkohë Laçi pas barazimit me Tiranën synon që të marrë pikët e plota ndaj rrogozhinasve.
Të dielën në orën 20:00 do të zhvillohen edhe dy takime të tjera,ku spikat klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia-Tirana. Pas fitores ndaj Partizanit Shkodranët duan triumfin e radhës,ndërsa bardheblutë synojnë fitoren e parë në kampionat. Në anën tjetër në stadiumin “Arena e Demave” do të luhet takimi Partizani-Skënderbeu.
Të hënën do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të javës së dytë. Në stadiumin “Adush Muçaj” të Ballshit,do të luhet takimi Bylis-Dinamo në orën 17:00.
Java e dytë e kampionatit “Abisnet Superiore” do të mbyllet me ndeshjen Elbasani-Teuta,që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 20:00.
Fatos LAMAJ